Ndërlidhjet

logo-print

Obama viziton vendlindjen e katragjyshit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka qëndruar në fshatin Monigall, gjatë vizitës që po i bën Irlandës.

Turma të mëdha njerëzish mbushën rrugët, në shenjë mirëseardhjeje për presidentin dhe Zonjën e Parë, Mishel. Monigalli është vendi prej nga vjen katragjyshi i Obamës, Falmut Kirnej.

Pas arritjes në Dublin, presidenti amerikan ka takuar homologen irlandeze, Meri Mek Alisë, dhe kryeministrin Enda Keni.

Obama pritet të përfundojë vizitën në Dublin me një fjalim të hapur, që do të fokusohet në përforcimin e lidhjeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Irlandës.

Të martën, çifti Obama do të vazhdojë udhëtimin në Britani, ku do të jetë mysafir i Mbretëreshës Elizabetë.

Kreu i shtetit amerikan do të marrë pjesë në Samitin e G8-ës në Francë, para se të arrijë në Poloni, e cila është ndalesa e fundit e turneut evropian.
XS
SM
MD
LG