Ndërlidhjet

Izraeli nuk i kthehet kufijve të 1967-ës


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se qeveria e tij nuk do të pajtohet që t’i kthehet kufijve që i ka pasur para vitit 1967.

Në një fjalim të mbajtur të hënën në mbrëmje në Uashington para një grupi lobues pro-izraelit, Këshillit për Çështje Publike Amerikano-Izraelite, Netanjahu përsëriti qëndrimin e tij se këto linja terriroriale janë të “pambrojtshme” për Izraelin e ditëve të sotme.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Barak Obama, tha se negociatat e ardhshme për kufijtë mes Izraelit dhe palestinezëve do të duhej të bazoheshin në kufijtë që ekzistonin para se Izraeli ta okuponte Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor e Rripin e Gazës në luftën arabo-izraelite të vitit 1967.

Por, Obama ka thënë po ashtu se këto vija kufitare mund të rregullohen po që se Izraeli dhe palestinezët pajtohen për shkëmbim territoresh.
XS
SM
MD
LG