Ndërlidhjet

Retë vullkanike, ia shpejtojnë Obamës vizitën në Londër


Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parë, Mishell, kanë arritur në Londër, para agjendës së planifikuar për nisjen e vizitës shtetërore në Britani, me qëllim që të evitojnë anulimin e mundshëm të fluturimit si pasojë e një reje vullkanike islandeze.

Obamët arritën në kryeqytetin britanik të hënën në mbrëmje pas një vizite në Irlandë, në të cilën, presidenti amerikan e hapi turneun në katër shtete evropiane.

Fluturimi i Obamës në Londër ishte planifikuar për të martën, por u zhvendos përpara, pas parashikimeve se retë vullkanike nga Islanda mund të prekin edhe trafikun ajror të Britanisë.

Kompanitë ajrore si British Airways dhe Dutch carrier KLM kanë anuluar fluturimet për dhe nga Skocia për shkak të reve të pluhurit.

Përveç Irlandës, dhe Britanisë, Obama në fund të kësaj jave pritet të marrë pjesë në samitin e G8-ës dhe të vizitojë Poloninë.
XS
SM
MD
LG