Ndërlidhjet

Kthehet në tokë ekipi nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës


Kontrolli i misionit rus tha se kapsula hapësinore Sojuz që bartte një italian, një rus dhe një amerikan është kthyer nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësriës dhe ka ateruar në mënyrë të sigurt në Kazakistan.

Kontrolli i misionit tha se rusi Dimitrij Kondratjev, Paolo Nespoli i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Ketrin Koleman nga Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA kanë ateruar sic ishte planifikuar në një lokacion në lindje të qytetit të Jezkazganit.

Që të tre kanë kaluar 159 ditët e fundit në stacionin e hapësirës.

Pa zbritjes nga stacioni i hapësirës në bordin e Sojuzit, zyrtarët thanë se astronauti italian ka bërë foto dhe video-incizime të anijes amerikane kozmike Endeavour që është ngjitur me stacionin e hapësirës, me një pamje planetare të tokës në sfond.

Kjo besohet të jetë fotografia e parë e këtij lloji.
XS
SM
MD
LG