Ndërlidhjet

SHBA: Rritet në 116 numri i viktimave nga tornado


Zyrtarët në shtetin qendror amerikan të Mizurit thonë se të paktën 116 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe qindra janë plagosur nga një tornado që goditi qytetin e Xhoplinit.

Stuhia që thuhet se ishte më shumë se një kilometër e gjerë, goditi lagje të tëra duke dëmtuar një spital dhe shkatërruar mijëra shtëpi dhe biznese.

Në muajin e kaluar SHBA-të i kanë goditur edhe një seri tjetër e tornadove, nga të cilat mbetën të vdekur 300 persona.
XS
SM
MD
LG