Ndërlidhjet

Shpërthim në rafineri gjatë vizitës së Ahmedinexhadit


Një shpërthim për shkak të një problemi teknik ka shkaktuar zjarr në një rafineri nafte në Iran, gjatë një vizite të presidentit Mahmud Ahmedinexhad.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Fars, tha se gjashtë njerëz janë lënduar, por Ahemdinexhad nuk është lënduar dhe është paraqitur drejtpërdrejt në televizionin shtetëror për të mbajtur fjalimin e planifikuar, në shënim të inaugurimit të fazës së rë të rafinerisë në Abadan, në jug-perëndim të Iranit.

Agjencia tha se “një gabim teknik ka shkaktuar shpërthimin në një nga njësitë e rafinerisë”.

Zjarrfikësit thuhet se e kanë vënë zjarrin nën kontroll.
XS
SM
MD
LG