Ndërlidhjet

Kandahar: 10 të vrarë, 28 të plagosur


Të paktën 10 persona janë vrarë në Afganistanin jugor nga bombat e vëna në rrugë.

Sulmi ndodhi në provincën e Kandaharit.

Raportohet se 28 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi.

Viktimat ishin punëtorë dhe gjendeshin në një kamion. Nuk ka marrë ndokush përgjegjësinë për sulmin.

Kandahari, vendlindja e talibanëve, është një nga provincat më të dhunshme në Afganistan.
XS
SM
MD
LG