Ndërlidhjet

logo-print

Sot merren masat ndaj komandantëve në veri


Policia e Kosovës pritet të ndërmarrë sot masat ndaj komandantëve të stacioneve policore në veri të Kosovës, të cilët kanë refuzuar t’i binden urdhrave të drejtorit të Policisë, Reshat Maliqi që të dorëzojnë detyrat e tyre dhe të marrin detyrat e reja.

Kjo konfirmohet nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Komandanti i stacionit policor në veri, Bratislav Kragoviq është transferuar në pikën kufitare në Jarinë, Nenad Gjuriqi i Zveçanit në stacionin e policisë në Leposaviq, e Dragan Stefanoviqit nga Leposaviqi në veri të Mitrovicës, ndërsa Drazho Bozhoviq nga Zubin Potoku në shtabin rajonal të policisë në Mitrovicë.

Komandantët e stacioneve policore në veri konfirmojnë se para një jave kanë marrë vendimin për transferim, dhe se nuk e kanë ndërmend që të lënë vendet e tyre të punës dhe të marrin të rejat.
XS
SM
MD
LG