Ndërlidhjet

Serbia bojkoton samitin në Varshavë, shkak Kosova


Presidenti i Serbisë do të bojkotojë samitin e ardhshëm në Varshavë që zhvillohet me liderët e Evropës Qendrore dhe presidentin amerikan Barak Obama, në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Kosovës.

Zyra e presidentit Boris Tadiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takim, pasi që aty do të jetë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Liderët nga tërë rajoni do të mblidhen në takimin dyditor në Varshavë.

Obama do t’u bashkohet atyre të premten në mbrëmje, në fund të turneut të tij në katër shtete të Evropës.
XS
SM
MD
LG