Ndërlidhjet

KE propozon ashpërsim rregullash për vizat Shengen


Komisioni Evropian ka propozuar ashpërsimin e rregullave për vizat Shengen, por ka abstenuar ndaj propozimit kontradiktor që të zgjerojë kontrollin kufitar në zonën e lirë kufitare brenda bllokut.

Duke reaguar ndaj valës jonormale të kërkesave për azil nga shtetasit e Serbisë dhe Maqedonisë, pasi që atyre u është mundësuar qasja në zonën Shengen pa viza, Komisioni Evropian tha se duhet të ekzistojë mundësia e ri-paraqitjes së lejeve të udhëtimit në kohën kur abuzohet sistemi.

“Duhet të ndërmarrim masa për t’u siguruar se marrëveshjet për liberalizim vizash nuk po abuzohen. Për këtë arsye sot po propozoj paraqitjen e një klauzole për raste përjashtuese dhe shumë strikte”, tha në një deklaratë Komisionerja për Punë të Brendshme e BE-së, Sesilja Malmstrom.

Reforma- që mori mbështetje politike nga ministrat e brendshëm të BE-së në dhjetorin e kaluar, kur u hoqën vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen- duhet të aprovohet nga qeveritë e BE-së dhe Parlamenti Evropian.
XS
SM
MD
LG