Ndërlidhjet

logo-print

Varshava: S'kemi kurrfarë arsye pse të mos e ftojmë Kosovën


Këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare i presidentit të Polonisë, Roman Kuzhnjar ka thënë se Varshava e kupton vendimin e Serbisë dhe eventualisht edhe të Rumanisë e Sllovakisë për bojkotimin e samitit të liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Samiti do të mbahet më 27 maj në Varshavë, ndërsa Serbia, Rumania dhe Sllovakia kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë për shkak se është ftuar si mysafire e barabartë me ta edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në këtë samit, që organizohet nga presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski, liderët e vendeve rajonale do të takojnë edhe presidentin amerikan Barak Obama.

“Polonia e ka pranuar Kosovën dhe nuk ka kurrfarë arsye pse të mos e thërrasë presidenten e Kosovës (në samit dhe në takim me Obamën). Disa shteteve kjo nuk iu konvenon, por ne respektojmë vendimet e tyre”, ka thënë Kuzhnjar për radion polake.
XS
SM
MD
LG