Ndërlidhjet

logo-print

Kryengritësit e Libisë hapin zyrë në Uashington


Një zyrtar i lartë amerikan tha se kryengritësit e Libisë kanë pranuar një ftesë për të hapur një zyrë në Uashington.

Xhefri Fetlman, ndihmës i sekretares amerikane të shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, bëri këtë deklaratë në Bengazi, në qytetin e kontrolluar nga kryengritësit.

Feltman tha se një “ftesë formale” i është dërguar udhëheqjes së kryengritësve, dhe ajo është pranuar.

Feltman përsëriti se sundimtari i Libisë Muamer Gadafi, duhet ta lë pushtetin.

“Me sulmet, kërcënimim dhe shtypjen brutale të popullit të Libisë, koloneli Gadafi e ka humbur legjitmitetin që të sundojë. Ai nuk mund të rimarrë kontrollin në Libi dhe duhet të japë dorëheqje menjëherë”, tha Feltman.

Ai gjendet në Bengaz për një vizitë treditore gjatë të cilës do të bisedojë me kryengritësit e Këshillit Kombëtar Tranzitor.
XS
SM
MD
LG