Ndërlidhjet

logo-print

Mubaraku gjykohet për vrasje


Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, dhe dy djemtë e tij do të dalin para gjykatës kriminale. Në deklaratën e lëshuar nga prokurori i përgjithshëm, thuhet se presidenti i përmbysur dhe dy djemtë akuzohen “për vrasje me paramendim të disa pjesëmarrësve në protestat paqësore të 25 janarit”.

Ata po ashtu akuzohen se kanë përdorur pozicionet e tyre për përfitime të paligjshme, gjatë 30 vjetëve në pushtet.

Mubarak, i cili është përmbysur nga revolta popullore në muajin shkurt, po mbahet në një spital të Sharm el-Sheikut, ndërsa dy djemtë e tij në burgun Tora të Kajros.
XS
SM
MD
LG