Ndërlidhjet

Hiri vullkanik anulon 500 fluturime


Agjencia Evropiane e Trafikut Ajror tha se janë anuluar rreth 500 fluturime, si pasojë e reve të hirit, të shkaktuara nga shpërthimi i vullkanit në Islandë. Retë janë përhapur mbi Irlandën e Veriut, Skoci dhe Skandinavi.

Ato kanë shkaktuar ndërprerje të shkurtra në trafikun ajror të Norvegjisë, ndërsa kanë detyruar një pjesë të hapësirës ajrore të Danimarkës që të mbyllet. Retë e hirit vullkanik pritet të arrijnë në jugperëndim të Suedisë.

Ekspertët thonë se ka pak shanse që të përsëritet përvoja e vitit të kaluar, kur reja e hirit të një vullkani tjetër islandez shkaktoi kaos në trafikun ajror, duke lënë miliona udhëtarë të bllokuar nëpër Evropë.
XS
SM
MD
LG