Ndërlidhjet

logo-print

Netanjahu: Izraeli s'iu kthehet kufijve të pambrojtur


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se Izraeli nuk do të heqë dorë nga kërkesa e tij për paqe me palestinezët dhe se për këtë është i gatshëm të bëjë “kompromise të dhimbshme”.

Duke folur në një seancë të Kongresit Amerikan, Netanjahu tha se Izraeli do të jetë zemërgjerë me përmasat e shtetit palestinez.

Por, ai paralajmëroi se Izraeli nuk mund të kthehet në kufijtë e 1967-ës, për të cilët presidenti Obama ka thënë se duhet të jenë bazë për negociatat.

“Kufiri do të jetë ndryshe nga ai që ekzistonte më 4 qershor, 1967. Izraeli nuk do t’iu kthehet kufijve të pambrojtur të 1967-ës”, tha Netanjahu.

Ai gjithashtu i bëri thirrje presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, që të heqë dorë nga pakti me grupin militant të Hamasit.
XS
SM
MD
LG