Ndërlidhjet

Pacolli vazhdon aktivitetin lobues


Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli, po vazhdon aktivitetet e tij në kuadër të fushatës lobuese për shtimin e numrit të njohjeve të pavarësisë së vendit.

Siç njoftohet përmes një komunikate, Pacolli është takuar sot me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Guinea Konakrit, ku ka diskutuar për përshpejtim të njohjes së Kosovës nga ky vend.

Pacolli ka vazhduar angazhimet e tij lobuese në Togo, në kryeqytetin Lome, ku është takuar me zëvendëspresidentin e këtij shteti.

Ai po ashtu do të udhëtojë për në Lagos, ku do të takohet me kryetarin e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore, Xhejms Viktor Gbebo.
XS
SM
MD
LG