Ndërlidhjet

Obama takim me Kameron, mban fjalim në Parlamentin britanik


Presidenti amerikan, Barak Obama, do të zhvillojë takim sot me kryeministrin britanik, Dejvid Kameron, derisa lideri amerikan e vazhdon vizitën e tij në Britani të Madhe.

Të dy udhëheqësit pritet të prezantojnë një front të përbashkët kundër liderit të Libisë, Muamer Gadafi.

Më vonë, Obama, do t’i drejtohet Parlamentit të këtij shteti.

Presidenti amerikan pritet që gjatë këtij fjalimi, të vë theksin te roli kryesor që SHBA-të dhe Evropa duhet të luajnë në sigurinë globale.

Obama është duke e zhvilluar një turne njëjavore në katër shtete të Evropës.
XS
SM
MD
LG