Ndërlidhjet

Pakistani i kthen SHBA-ve, mbetjet e helikopterit të 2 majit


Pentagoni ka njoftuar se Pakistani iu ka kthyer pjesët e helikopterit të ushtrisë amerikane, që u rrëza gjatë bastisjeve ku u vra lideri i Al Kaidës, Osama bin Laden.

Zëdhënësi, Kolonel Dejv Lapan, ka thënë se pjesët e mbetura të helikopterit janë kthyer gjatë fundjavës.

Helikopteri, besohet se është një “Blackhawk”, i modifikuar që të jetë me shumë pak zhurmë dhe i cili më pak vërehet nga radarët.

Operacioni i 2 majit, kundër bin Ladenit, ka rënduar marrëdhëniet edhe ashtu jo të lehta në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Pakistanit. Zyrtarët paktistanezë kanë thënë se bastisjet kanë qenë një shkelje e sovranitetit të shtetit të tyre.
XS
SM
MD
LG