Ndërlidhjet

Komisioni Evropian ndryshon Politikat e Fqinjësisë Evropiane


Reformat në çasjen e BE-së për vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe ish vendet sovjetike, të njohura edhe si Politikat e Fqinjësisë Evropiane, po ndërmerren në kohën kur po zhvillohen demonstrata për demokraci, me theks të veçant në Afrikën Veriore.

Politikat e tilla në të kaluarën janë kritikuar për favorizimin e stabilitetit kundrejt ndryshimeve.

Nën këto reforma, BE, do t’i lidh më afër nivelin e ndihmave që i ofron fqinjëve të saj me paqen dhe thellësinë e proceseve demokratike, të matura nga një set i etapave siç janë kualiteti i proceseve elektorale, liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit.

Komisioni gjithashtu propozon rritjen e fondeve të BE-së për 16 shtete që janë pjesë e këtyre politikave nga 1.2 miliardë euro në 6.9 miliardë euro gjatë viteve 2011 – 2013.

Planet e tilla të Komisionit Evropian duhet të marrin miratimin nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian.
XS
SM
MD
LG