Ndërlidhjet

Trafiku ajror evropian, pritet t'i kthehet normalitetit


Asociacioni evropian i trafikut ajror njofton se hiri që doli nga një vullkan i Islandës, është duke u shpërbërë me shpejtësi të madhe.

Brajan Flin, udhëheqësi i rrjetit të operimeve të kontrollimit të trafikut ajror me bazë në Bruksel, pret që sot megjithatë të anulohen 700 fluturime, kryesisht për shkak të hirit që është shpërndarë kryesisht në pjesën veriore të Gjermanisë.

Megjithatë, ai thotë se trafiku ajror mund t’i kthehet normalitetit të enjten, për shkak të aktivitetit të reduktuar në vullkanin Grimsvotn të Islandës.

Zëdhënësat e aeroporteve gjermane të Hamburgut, Bremenit dhe Berlinit, të mbyllura sot, kanë thënë se do t’i kthehen operimeve të plota gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG