Ndërlidhjet

Tahiri takon Gjentilinin, vlerësohen përparimet e dialogut


Udhëheqësja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Fernando Gjentilini kanë biseduar sot për çështjen e dialogut, me ç’rast kanë “vlerësuar përparimet substanciale dhe avancimin e procesit në çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe telekomunikacionit”.

Lajmin e bën të ditur kabineti për informim në Qeverinë e Kosovës.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se gjatë takimit të sotëm, është theksuar se “Kosova me pranimin e dialogut po plotëson edhe një nga kërkesat e Kopenhagës, që është bashkëpunimi rajonal”.
XS
SM
MD
LG