Ndërlidhjet

Lagard zyrtarizon kandidaturen e saj për kreun e FMN-së


Ministrja e Financave të Francës, Kristinë Lagard, e ka bërë zyrtare sot kandidaturën e saj për pozitën kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Lagard bëri të ditur lajmin në një konferencë me gazetarë në Paris, se ajo do të garojë të bëhet Drejtoresha e re Ekzekutive e FMN-së.

Vendet me ekonomitë në zhvillim e kanë kritikuar traditën që kjo pozitë i shkon gjithmonë një evropiani, duke thënë se zgjedhja e drejtorit të FMN-së duhet të bëhet në bazë të kompetencës e jo kombësisë.

Lagard sot ka thënë se të qënit evropian nuk duhet të jetë faktor vendimarrës nëse ajo do e fitojë këtë pozitë ose jo.

“Të qënit evropiane nuk duhet të jetë plus. Nuk duhet të jetë as minus. Nuk po e argumentojë kandidaturën nga fakti se jam evropiane apo sepse kam qenë e përfshirë në krijimin e institucioneve financiare që kanë ndihmuar në pakot e shpëtimit që ne i kemi bërë", e arsyetojë kandidimin e saj Lagard.

Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barroso, sot ka thënë se ai e përkrahë “në tërësi” kandidaturen e Lagardit. Gjermania dhe Britania, gjithashtu e kanë përkrahur kandidaturen e saj.

Dominik Shtraus Kan, ka dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të FMN-së pasi u akuzua se tentojë të dhunojë një shërbyese në një hotel të Nju Jorkut. FMN do të vendos për shefin e ri më 30 qershor.
XS
SM
MD
LG