Ndërlidhjet

logo-print

Lideri koreano verior viziton Pekinin


Raportohet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong IL, është takuar sot me Presidentin kinez, Hu Xhintao, për të tretën herë gjatë një viti.

Ministria e Jashtme e Kinës ka refuzuar të konfirmojë praninë e liderit koreano verior në Kinë, megjithëse kryeministri Ven Zhibao, ka thënë se vendi i tij e ka ftuar liderin e Koresë komuniste që të studiojë me shpresën se më pas edhe do t’i adoptojë, reformat e orientuara nga tregu të Pekinit.

Mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar se Kim ka arritur në Pekin, mëngjesin e së mërkures, me trenin e tij personal.

Koreja e varfër e Veriut, së fundi ka kërkuar ndihma ndërkombëtare në ushqime, ndërsa analistët thonë se Kim është i interesuar që të sigurojë përkrahjen e Kinës për djalin e tij më të ri, i cili pritet të marrë përsipër dinastinë familjare e cila e ka udhëhequr këtë shtet që prej krijimit të saj.
XS
SM
MD
LG