Ndërlidhjet

Hapet qendra për krijimin e Komunës së veriut të Mitrovicës


Qeveria e Kosovës, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, e ka hapur Qendrën për Shërbime të Qytetarëve, e cila do t’i ndihmojë një ekipi që tashmë është funksional, në krijimin e Komunës së Mitrovicës së veriut.

Këtë vendim të qeverisë e ka përshendetur edhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Fejth, i cili e ka vlerësuar si, “një hap tjetër të qeverisë kosovare për të çuar përpara përkushtimin e saj drejt ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie”.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa atë e ka përshëndetur edhe zyra e Fejthit, e cili në njoftimin e dërguar mediave, ka bërë të ditur se “ekipi përgatitor komunal për Mitrovicën veriore do të vendoset në të njejtin objekt me qendrën e hapur sot”.

Ky ekip, sipas njoftimit të zyrës së Fejthit, ka punuar nga viti i kaluar në disa projekte, që synojnë përmirësimin e standardeve të jetesës dhe kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Mitrovicës veriore.
XS
SM
MD
LG