Ndërlidhjet

logo-print

Eshton viziton Beogradin dhe Prishtinën


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë në Beograd dhe Prishtinë.

Me zyrtarët serbë, kryediplomatja evropiane do të diskutojë reformat që duhet t’i përmbushë Serbia në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu me Prishtinën do të jenë po ashtu tema të diskutimeve me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

Në Prishtinë, Eshton do të qëndrojë të premten, ndërsa do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe anëtarët e ekipit kosovar në dialogun me Beogradin.
XS
SM
MD
LG