Ndërlidhjet

logo-print

Policia arreston 7 persona, përfshirë 6 policë


Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in, ka arrestuar shtatë persona, të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe kontrabandim të mallrave.

Operacioni është kryer në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë. Bëhet e ditur se gjashtë prej të arrestuarve janë zyrtarë policorë nga rajoni i Mitrovicës, ndërsa i shtati qytetar po nga ky qytet.

"Me urdhër të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG