Ndërlidhjet

logo-print

Abas hedh poshtë "vizionin" e Netanjahut


Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, ka hedhur poshtë “vizionin e paqes”, të prezantuar nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Fjalimi i kreut izraelit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara ishte i mbushur me gënjeshtra dhe shtrembërime, tha Abas para përfaqësuesve të Organizatës Çlirimtare Palestineze si dhe para atyre të lëvizjes së Hamasit.

“Ai (Netanjahu) nuk ka thënë ndonjë gjë që mund të na drejtojë pozitivisht”, tha lideri palestinez.

Këto janë komentet e para publike që bën Abas në përgjigje të katër fjalimeve të Netanjahut dhe të presidentit Obama gjatë ditëve të fundit.

Abas ka vlerësuar parametrat e Obamës për një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme, duke thënë se ata vënë themele pozitive për negociata.

Presidenti amerikan ka thënë se bisedimet rreth kufirit duhet të bazohen në vijat kufitare të vitit 1967.
XS
SM
MD
LG