Ndërlidhjet

logo-print

Pesë të lënduar nga tre shpërthime në Kinë


Mediat shtetërore të Kinës kanë thënë se tre shpërthime pothuajse simultane kanë ndodhur në afërsi të ndërtesave qeveritare në lindje të këtij shteti duke lënduar pesë persona.

Raportohet se po hetohet edhe arsyet e shpërthimeve, mirëpo persona zyrtarë janë cituar duke thënë se një farmer dyshohet si autor i shpërthimeve në shenjë hakmarrjeje, pa treguar arsyen e sakt pse.

Dëshmitarët thonë se së paku një nga shpërthimet është relizuar përmes veturës bombë.

Mediat shtetërore kanë raportuar për jo pak sulme hakmarrëse kundër zyrtarëve nga ata që përshkruhen si kriminelë apo individë të paknaqur gjatë viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG