Ndërlidhjet

Kolegji Zgjedhor mblidhet sot për rezultatin e Tiranës


Kolegji Zgjedhor në Shqipëri pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar ankesën që në këtë institucion e ka dorëzuar Partia Socialiste për rezultatin e miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Me këtë rezultat, i cili pasoi edhe numërimin e votave të hedhura në kutitë jopërkatëse, kandidati demokrat, Lulzim Basha, fitoi përballë kundërkandidatit socialist, Edi Rama, me 81 vota më shumë.

Demokratët e kanë cilësuar rezultatin e miratuar nga KQZ-ja si përpjekje për të numëruar çdo votë, kurse socialistët e kanë parë këtë hap të KQZ-së si plaçkitje votash.

Fjalën e fundit mbi këtë vendim do ta ketë Kolegji Zgjedhor, ndonëse akoma nuk dihet zyrtarisht nëse vendimi do të merret sot apo nesër.
XS
SM
MD
LG