Ndërlidhjet

logo-print

Epilogu i protestës në Gjeorgji, 2 të vdekur e 37 të lënduar


Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë, ka njoftuar se numri i viktimave gjatë shpërbërjes së protestës së opozitës ka shkuar në dy persona, përfshi edhe një oficer policie.

Protestuesit e kishin zënë hapësirën para parlamentit gjeorgjian në kryeqytetin e vendit, Tbilisi.

Policia, raportohet se ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës që të shpërndajë qindra protestues që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit, Mikael Sakashvilli.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, ka thënë se oficeri i policisë ka vdekur, pasi është goditur nga një makinë e opozitarëve protestues, me të cilën ata largoheshin nga protesta.

Zëdhënësi ka thënë se 36 persona të tjerë janë lënduar, përfshi 28 protestues, tetë policë dhe një gazetar.
XS
SM
MD
LG