Ndërlidhjet

logo-print

Kacin: S’ka disponim për kandidaturën serbe, pa Mlladiqin


Raportuesi i posaçëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka thënë se Serbia nuk mund të përparojë në procesin e integrimeve evropiane pa arrestimin e të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq.

"Ka ardhur koha që Mlladiqi të dorëzohet. Vlerësimi im është që Serbia nuk është duke punuar sa duhet në këtë çështje dhe nuk e ka ende prioritet”, ka thënë Kacin për B92.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se në BE nuk ka disponim që Serbia të fitojë kandidaturën për anëtarësim pa e dorëzuar Ratko Mlladiqin tek Tribunalii Hagës dhe se pa një bashkëpunim të plotë me këtë Tribunal, Serbia nuk mund të përparojë në integrimet evropiane.

Kacin nuk sheh aktualisht ambicien e Serbisë për të siguruar një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE për shkak të raporteve me vendet fqinje, para së gjithash me Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe me Kosovën.

“Disa ende luajnë në terenin e brendshëm dhe nuk e kuptojnë se lojërat me vendet fqinje janë shumë negative për Serbinë”, ka thënë Kacin, duke shtuar se dialogu me Kosovën është në interes të Serbisë dhe rajonit, por diskutimet mbi ndarjen e Kosovës nuk janë pjesë e këtij dialogu.
XS
SM
MD
LG