Ndërlidhjet

Arrestohet Mlladiqi?!

  • RFE /RL

Ratko Mlladiq, 1995

Ratko Mlladiq, 1995

Policia serbe ka arrestuar një person që dyshohet të jetë i kërkuari për krime lufte, Ratko Mlladiq.

"Ai ka disa karakteristika fizike të Mlladiqit. Jemi duke analizuar ADN-në e tij tani", transmeton Reuters deklaratën e një zyrtari të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Mediat në këtë vend raportojnë se i arrestuari ka identifikuar veten e tij si Millorad Komadiq.

Prokuroria serbe për krime lufte ka refuzuar të konfirmojë ose hedhë poshtë lajmin, ndonëse Rrjeti CBS News njofton se ai është konfirmuar nga Qeveria në Beograd.

Në anën tjetër, Komisioni Evropian tha se pret konfirmimin e policisë serbe nëse personi i arrestuar është Ratko Mlladiq dhe se një hap i tillë do të dëshmonte se ky vend synon të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kemi arsye të besojmë se ky vërtetë mund të jetë Ratko Mlladiq, por jemi në pritje të konfirmimit”, tha zëdhënësja e KE-së, Natasha Butler.

“Nëse konfirmohet, ne mendojmë se Serbia e ka kuptuar rëndësinë e pajtimit me historinë dhe popullin e saj dhe se ka vendosur në mënyrë konkrete të ecë para në rrugën e saj evropiane”, tha ajo.

Mlladiqi kërkohet nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, për "kryerje të gjenocidit" gjatë luftës në Bosnjë.

Arrestimi i tij është kusht për Serbinë për t'iu bashkuar Unionit Evropian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG