Ndërlidhjet

Hoxhaj dhe Roqen pajtohen për ambasadat


Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe homologu i tij malazez, Milan Roqen, janë pajtuar që ngritja e bashkëpunimit ndërshtetëror në nivel ambasadash të realizohet vitin e ardhshëm.

Këto komente dy ministrat i bënë gjatë një takimi që zhvilluan në Prishtinë. Si arsyetim për këtë vendim, ata përmendën parashikimet buxhetore të të dyja vendeve.

Zoti Roqen gjatë ditës është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin e Republikës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG