Ndërlidhjet

Fillon takimi i G8-ës


Ka filluar takimi i liderëve të tetë shteteve më të industrializuara të botës në Dovill të Francës, takim në të cilin fokusi do të jetë në kryengritjet që po ndodhin në shtetet arabe.

Duke folur në konferencën me gazetarë në hapje të këtij takimi, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompi, ka nënvizuar se BE-ja ka dëshirë që të ndihmojë ata që kërkojnë ndryshime në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

“Objektivi i qartë është që të përkrahen aspiratat demokratike dhe ekonomike të 400 milion njerëzve që jetojnë në atë zonë. Këto zhvillime në botën arabe janë të një rëndësie të madhe për partnerët e G8-es. Për Evropën, pak më shumë sepse këto zona janë fqinjtë tanë të jugut. Ne duhet t’i dëgjojmë ata njerëz dhe t’iu ofrojmë përkrahjen tonë”, tha von Rompi

Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barroso, është pajtuar duke thënë se BE tashmë ka ndërmarrë disa hapa tejët të rëndësishëm.

“Ne duam përkrahje të fuqishme dhe konkrete për institucionet demokratike në Lindje të Mesme dhe Afrikën Veriore. Ne duhet të qëndrojmë afër me ata që kërkojnë demokraci dhe liri. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian ka vepruar menjëherë duke i ofruar një partneritet të ri për demokraci dhe prosperitet për Mesdheun jugor”, vlerësojë Barroso

Liderët e G8-ës pritet të përkrahin një plan ndihmash që do t’i ndihmijë aktivistët pro-demokracisë dhe reformatorët në botën arabe. Ky plan është bërë i ditur të mërkuren në Londër nga Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, pasi u takua me Presidentin amerikan, Barak Obama.
XS
SM
MD
LG