Ndërlidhjet

Takohen Obama dhe Medvedev


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë sot se SHBA-të dhe Rusia janë të përkushtuara që të gjejnë një çasje, sa i përket mbrojtjes raketore me bazë në Evropë, që do të plotësonte nevojat e tyre të sigurisë.

Obama, pas bisedimeve të sotme me Presidentin rus, Dmitri Medvedev, ka thënë se një zgjidhje e përbashkët duhet të gjendet në trajtimin e kërcënimeve potenciale ndaj dy shteteve.

Medvedev, tha se balansi strategjik i botës është përmirësuar që prej nënshkrimit të marrëveshjes së re të përdorimit të raketave, START, në mes të SHBA-ve dhe Rusisë.

Obama dhe Medvedev janë takuar derisa po mbahet takimi i Grupit të tetë shteteve më të industrializuara të botës, që ka filluar sot në qytetin Dovill të Francës.
XS
SM
MD
LG