Ndërlidhjet

Barroso: Tadiqi e mbajti premtimin


Shumë i kënaqur me arrestimin e Ratko Mlladiqit është shprehur edhe, Presidenti i Komisionit Evropian, Maneul Barroso. Ai, gjatë një interviste dhënë BBC në Dovill të Francës ku po mbahet samiti i tetë shteteve më të industrializuara të botës, dha këtë deklaratë:

"Ky është një lajm shumë i mirë. Unë isha saktësisht para një jave në Beograd. Kam pasur një bisedë të gjatë, shumë të thellë dhe të sinçert me Presidentin Tadiq dhe ai më premtoi se ai do të bëjë çdo gjë që është e mundur për ta arrestuar Mlladiqin. Pra, kjo do të thotë se ai po e mban fjalën e tij ndërsa ne duhet besuar përkushtimin e Serbisë që të afrohet edhe më me Bashkimin Evropian", vlerësojë Barroso
XS
SM
MD
LG