Ndërlidhjet

Jahjaga: Kriminelët s’mund t’i ikin drejtësisë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mirëpritur arrestimin e të akuzuarit për krime kundër njerëzimit në Bosnjë.

“Arrestimi i kriminelit Ratko Mlladiq është një lajm i pritur gjatë nga drejtësia ndërkombëtare dhe sidomos nga familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët që pësuan nga veprimet e tij”, thuhet në deklaratën e presidentes.

Sipas së njëjtës, ky akt “dëshmon se krimi nuk vjetrohet dhe se kriminelët asnjëherë nuk mund t’i ikin dorës së drejtësisë”.

“Dërgimi i Mlladiqit në Hagë do të mundësojë që të shpjegohet ideologjia që nxitit luftërat në ish-Jugosllavi, duke shkatërruar jetën dhe të mirat e shumë njerëzve. Ky rast do të shërbejë për nxitje, që të gjithë kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, si rrugë e vetme në procesin e pajtimit dhe të heqjes dorë nga e kaluara”, thuhet në deklaratën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
XS
SM
MD
LG