Ndërlidhjet

Ban: Ditë historike për drejtësinë ndërkombëtare


Arrestimi i Ratko Mlladiqit është një ditë historike për drejtësinë ndërkombëtare, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Komisionari evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, tha se “Serbia ka dëshmuar se e ka kuptuar rëndësinë e pajtimit në rajon”.

“Drejtësia është e ngadalshme, por e arritshme”, tha kryeministri slloven, Borut Pahor, duke uruar Serbinë për kapjen e njeriut, i cili “ka qenë simbol i gjenocidit në Srebrenicë”.

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, tha se “perspektiva evropiane për Serbinë tani është më e ndritshme se kurrë”.
XS
SM
MD
LG