Ndërlidhjet

Izetbegoviq: Hap i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit


Arrestimi i Ratko Mlladiqit është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Bosnjës, Serbisë dhe gjithë rajonit, ka thënë anëtari i presidencës tripalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.

“Jam shumë i lumtur me vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Gjykatës së Hagës, e cila nuk ka hequr dorë për 15 vjet dhe ka qenë e gatshme të nxisë autoritetet e Serbisë për të bërë atë që bënë”, ka thënë Izetbegoviq.

“Disa e konsiderojnë atë (Mlladiqin) si hero apo si hero kombëtar. Ai njeri ka qenë i gatshëm të urdhërojë vrasjen e mijëra burrave dhe djemve të pafajshëm, dhe pas asaj nuk ka qenë i gatshëm të përballet me drejtësinë. Ai është fshehur dhe ka lejuar të arrestohet në këtë mënyrë. Kjo është e rëndësishme për ata që e konsiderojnë hero, për të kuptuar se çfarë njeriu ishte gjenerali Mlladiq”, ka thënë Izetbegoviq.
XS
SM
MD
LG