Ndërlidhjet

Vestervelle: Lajm i mirë për drejtësinë në Evropë


Edhe Gjermania ka mirëpritur arrestimin e të akuzuarit për krime kundër njerëzimit në Bosnjë, Ratko Mlladiq.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se ky është një lajm "shumë i mirë për drejtësinë në Evropë".

"Me arrestimin e Ratko Mlladiqit, Serbia po përmbush një kërkesë shumëvjeçare të Bashkimit Evropian dhe të kryeprokurorit të Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë", tha Vestervelle.

Sipas këtij të fundit, ballafaqimi me padrejtësitë e bëra gjatë luftërave ballkanike, përbën kusht të domosdoshëm për pajtim në rajon.

"Prandaj, arrestimi i Mlladiqit krijon një bazë shtesë për një të ardhme paqësore në tërë rajonin e Ballkanit“, tha shefi i diplomacisë gjermane, Guido Vestervelle.
XS
SM
MD
LG