Ndërlidhjet

Obama: Ditë e rëndësishme për familjet e viktimave të Mlladiqit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se mirëpret përpjekjet e homologut serb, Boris Tadiq, për të gjetur dhe arrestuar Ratko Mlladiqin.

"Ratko Mlladiq para 15 vjetësh urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë, ndërsa aktualisht ndodhet prapa hekurave. Ne tani jemi duke pritur për ekstradimin e shpejtë të tij në Hagë", thuhet në deklaratën e presidentit amerikan.

Sipas së njëjtës, sot është një ditë e rëndësishme për familjet e viktimave të Mlladiqit, për Serbinë, Bosnjën, SHBA-në dhe drejtësinë ndërkombëtare.

"Në këtë ditë të rëndësishme, i mbesim besnikë procesit të pajtimit në Ballkan, në mënyrë që t'i parandalojmë krimet në të ardhmen. Ata që kanë bërë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, nuk do të mund t'i shmangen gjyqit të drejtësisë", thuhet mes tjerash në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
XS
SM
MD
LG