Ndërlidhjet

Toner: SHBA-të e mirëpresin arrestimin e Ratko Mlladiqit


Departamenti amerikan i shtetit tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin arrestimin e Ratko Mlladiqit nga autoritetet e Serbisë.

“Shtetet e Bashkuiara e mirëpresin arrestimin e Ratko Mlladiqit nga ana e shërbimeve të sigurimit të Serbisë. Ne e lavdërojmë presidentin Tadiq, qeverinë e Serbisë, shërbimet e sigurimit dhe të gjithë ata, që kanë punuar me vite, për ta sjellë Mlladiqin para drejtësisë. Ne e dëshirojmë transferin e tij sa më të shpejtë të mundshëm në Tribunalin Ndërkombëtar Penal për ish Jugosllavinë në Hagë, në mënyrë që drejtësia përfundimisht të arrihet”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, mbrëmë në Uashington.

Mëtutje, në konferencën për gazetarë, ai theksoi se arrestimi i Mlladiqit shërben si vërejtje për të gjithë ata në botë, “që e shkelin ligjin dhe i marrin në shënjestër civilët e pafajshëm”.

Mëtutje zëdhënësi Toner tha se“drejtësia ndërkombëtare po funksionin” dhe shtoi se “nëse keni bërë krim, ju nuk mund t’i ikni drejtësisë dhe ju nuk do të jeni të lirë”.
XS
SM
MD
LG