Ndërlidhjet

logo-print

Hillari Klinton arriti në Pakistan


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur për një vizitë të paparalajmëruar në Islamabad të Pakistanit, në periudhën e raporteve të tensionuara, pas vrasjes së Osama bin Ladenit.

Uashingtoni ka bërë pyetje se si ish lideri i al-Kaidës kishte mundur të jetoj aq gjatë në një kompleks të madh afër Islamabadit.

Pakistani e kishte mirëpritur vrasjen e bin Ladenit, por e kishte kritikuar Uashingtonin për ndërhyrjen e fshehtë.

Sot, Hillari Klinton dhe shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, Majk Malen, pritet që të kërkojnë nga zyrtarët pakistanezë, që të bëjnë më tepër në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG