Ndërlidhjet

G8: Ofrohet ndihmë për Egjiptin dhe Tunizinë


Liderët e grupit G8, në samitin e tyre në Dovill të Francës, pritet që sot ta mbështesin pakon prej disa miliarda dollarësh të ndihmës për Tunizinë dhe Egjiptin, pas kryengritjeve të “Pranverës arabe”, me të cilat u përmbysën liderët autokratikë në këto vende.

Burime diplomatike kanë thënë se në samit do të mbështetet edhe vazhdimi i mandatit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme.

Dje, ditën e parë të samitit, kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se G8 do t’u tregoj arabëve në rrugë se bota qëndron me ta në kërkesat për liri më të mëdha ekonomike dhe politike.
XS
SM
MD
LG