Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Kolegji Zgjedhor e shqyrton ankesën e PS-së


Kolegji Zgjedhor në Tiranë do të marrë sot në shqyrtim aktin normativ të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të të cilit u mundësua numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 10:00.

Ankesën e ka parashtruar Partia Socialiste, duke kërkuar shfuqizimin e këtij akti dhe gjithë procedurës që është ndjekur për numërimin e votave për kryetar bashkie në Tiranë.

Nëse Kolegji vendos në favor të kërkesës së socialistëve, Edi Rama pritet të shpallet kryetar i bashkisë së Tiranës, me 10 votat diferencë karshi Lulzim Bashës, kandidatit të Partisë Demokratike.

Nëse Kolegji e hedh poshtë kërkesën e socialistëve, zoti Basha pritet të shpallet kryetar bashkie, me 81 vota më shumë se rivali i tij, të cilat ishin hedhur në kutitë e gabuara.
XS
SM
MD
LG