Ndërlidhjet

logo-print

Islamabad: Klinton u takua me presidentin Zardari


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka siguruar liderët e Pakistanit për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara.

Këto komente ajo i bëri në takimin e sotëm, i cili mendohet se do t’i ripërtrijë raportet e tensionuara, pas vrasjes së liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden, në Pakistan.

Sekretarja Klinton, në këtë vizitë, shoqërohet nga shefi i shtamadhorisë së ushtrisë amerikane, admirali Majk Malen.

Hillari Klinton i tha presidentit pakistanez, Asi Ali Zardari, dhe zyrtarëve të tjerë, se Shtetet e Bashkuara mbajnë “mbështetje shumë të fuqishme për marrëdhënie dhe për përkushtimin tonë për të punuar me Pakistanin dhe për ta mbështetur atë”.

Hillari Klinton dhe Majk Malen, poashtu, theksuan se Pakistani duhet të tregoj përkushtim të ripërtrirë për interesat e sigurisë së SHBA-ve, e veçanërisht për çrrënjosjenn e strehimeve të militantëve, të cilët i sulmojnë forcat amerikane në Afganistan.

Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë në Pakistan, po bëhet një ditë pasi një sulmues taliban pakistanez vetëvrasës me bombë, e aktivizoi eksplozivin në një kamion afër disa zyrave qeveritare, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, duke vrarë së paku 32 vetë.

Ky sulm ishte i fundit në serinë e sulmeve në këtë vend, prej vrasjes së bin Ladenit, më 2 maj.
XS
SM
MD
LG