Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga u takua me presidentin e Hungarisë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot me presidentin e Hungarisë, Pal Shmit, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Takimi u bë në Varshavë, ku po zhvillohet një samit i liderëve të Evropës Qendrore.

Atifete Jahjaga dhe Pal Shmit, kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, që siç vlerësohet, është në nivel shumë të mirë, por ai “duhet të intensifikohet dhe zgjerohet edhe më tej”.

Zonja Jahjaga theksoi se synim parësor i Kosovës është integrimi në BE, që për Kosovën hapë perspektiva të reja.

Presidenti Shmit theksoi se pavarësia e Kosovë tashmë është një çështje e kryer dhe e mbyllur, por sipas tij, duhet të punohet në drejtim të njohjes së këtij realiteti edhe nga shtetet të cilat këtë nuk e kanë bërë ende.

Në njoftimin nga presidenca e Kosovës thuhet se në takimin Jahjaga – Shmit, është diskutuar edhe për vizitën e presidentes së Kosovës në Hungari.
XS
SM
MD
LG