Ndërlidhjet

Shtyhet për 3 qershor vendimi për kreun e Tiranës


Kolegji Zgjedhor shtyn vendimarrjen për emrin e kreut te ri të Bashkisë së Tiranës për në datën 3 qershor.

Kjo pasi Partia Socialiste, ka ndryshuar objekt padinë, ku krahas kërkesës për të rrëzuar vendimarrjen e KQZ-së për numërimin në datën 18 maj të votave të hedhura në kutinë e gabuar, i ka shtuar dhe kërkesën për pavlefshmëri të aktit të miratuar më 23 maj, që legjitimon këtë numërim.

Kështu pritet që vetëm pas datës 3 qershor, të mësohet emri i kreut të ri të Bashkisë së Tiranës, nëse ky do të jetë kandidati i mazhorancës Lulzim Basha apo kandidati i opozitës, tre herë kryebashkiak i Tiranës Edi Rama.
XS
SM
MD
LG