Ndërlidhjet

Gjashtë eprorët serbë të policisë kosovare mbesin të suspenduar


U vazhdohet suspendimi eprorëve të Policise se Kosovës

Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të vazhdohet masa e suspendimit ndaj gjashtë eprorëve të Policisë së Kosovës, me përkatësi etnike serbe, të stacioneve policore në veri të vendit.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës , i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se eprorëve u është vazhduar suspendimi për shkak të një refuzimi të sërishëm nga ana e eprorëve që t’i binden një urdhëri të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

“Drejtorit të policisë së Kosovës, nuk i ka mbetur hapsirë tjetër, vetëm se të marrë vendim për vazhdim të suspendimit me pagesë, deri në një afat kohor të paprecizuar, ndaj 6 eprorëve të Policisë së Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se këta eprorë të policisë së Kosovës, tashmë janë subjekt i hetimeve të brendshme, për shkelje të supozuar të ligjit të Policisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG