Ndërlidhjet

logo-print

FIFA zgjeron hetimet për ryshfet, përfshinë edhe Blater


Trupi udhëheqës botëror i futbollit, FIFA, e ka zgjeruar hetimin e tyre rreth ryshfetit duke e përfshirë edhe presidentit e saj, Sep Blater.

FIFA ka ftuar zvicranin që është në detyrë në një seancë rreth etikës pas kërkesës së bërë nga rivali i tij, Mohamed Bin Hamam.

Blater, që është President i FIFA-s, që prej vitit 1998, dhe Bin Hamam, udhëheqësi i Konfederatës së Futbollit të Azisë, me prejardhje nga Katari, do të dalin së bashku para komisionet për etikë të dielën, vetëm tre ditë para zgjedhjes së pozitës kryesore në futbollin botëror.

Bin Hamam pretendon se Blater ka thyer rregullat e etikës duke mos i raportuar dyshimet e korrupsionit të mundshëm.

Bin Hamam është ftuar në komision etike, pasi bëri akuzat.
XS
SM
MD
LG